Djelmoshat e 2 Korrikut kanë arritur ta shkruajnë historinë.
Kategoria U 19 është në mesin e 10 skuadrave më të mira të UEFA Youth League.
2 Korriku U19 ka shënuar fitore ndaj UC Dublin U19 edhe si mysafir, kësaj radhe me rezultat 3:1 në UEFA Youth League.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” , prishtinasit e kishin fituar me rezultat 2:1.
Edhe në udhëtim në Dublin, 2 Korriku e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 13-të me sulmuesin Rin Ahmeti për 1:0.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit arritën të shënonin me Jamie Ryan për 1:1.
Ahmeti shënoi edhe për 2:1 në minutën e 64-të.
Epilogun ndeshjes ia dha Omer Shala që shënoi për 3:1 pas asistimit të autorit të dy golave Rin Ahmeti.