Aksidentet në komunikacion vazhdojnë të jenë ndër sfidat më të mëdha për sigurinë rrugore në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë regjistruar 51 aksidente fatale, krahasuar me 48 në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në këto aksidente kanë humbur jetën 58 persona, përkundrejt 52 viktimave të raportuara në shtatëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, është shënuar rritje edhe në numrin e tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Vetëm gjatë këtij viti janë shqiptuar 448,661 tiketa, krahasuar me 411,337 në periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Numri i përgjithshëm i aksidenteve për muajt janar–korrik 2025 ka arritur në 13,235 raste, nga 12,507 sa ishin një vit më parë.
Këto të dhëna shqetësuese nënvizojnë nevojën për ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia e Kosovës apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

























