I akuzuari kryesor për vrasjen e Rr.U. në lokalin “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vjet burgim për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe me 1 mijë e 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Gjykata ndaj Gërdovcit ka shqiptuar edhe dënim plotësues për konfiskimin e armës e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës.
Për veprën penale bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, Avni Syla.