Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Lybeniqit në 25 vjetorin e saj, ndërsa theksoi se regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq, përcjell Kosova Post.
“25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar”, tha Osmani.
Ndërsa thekson se obligim kemi të vendosjen e drejtësisë dhe mbrojtjen e së vërtetës.
“Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, u shpreh presidentja.