Ndërsa kujton Kelmendin si luftëtarin për të drejta të njeriut, presidentja e vendit kërkon që autorët këtij krimi të dalin para drejtësisë.
“Një ditë pasi që u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga forca të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, u ekzekutuan mizorisht. Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë për vënien e autorëve të krimit para drejtësisë për vrasjen e avokatit Kelmendi dhe djemve të tij”, shprehet e para e vendit.
Postimi i plotë i presidentes Osmani në Facebook:
Presidentja Vjosa Osmani: Për avokatin Bajram Kelmendi dhe djemtë e tij duhet të vendoset drejtësia
Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi luftëtarin për të drejta të njeriut, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.
Një ditë pasi që u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga forca të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, u ekzekutuan mizorisht.
Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë për vënien e autorëve të krimit para drejtësisë për vrasjen e avokatit Kelmendi dhe djemve të tij. Ai bëri një jetë të tërë në mbrojtje dhe kërkim të drejtësisë, ndaj i detyrohemi vendosjes së drejtësisë.
Veprimtaria e avokatit Kelmendi mbetet trashëgimi e çmuar për ne dhe për brezat.