Mediat ndërkombëtare janë duke raportuar për krizën që e ka kapluar Palestinën. Në videon e publikuar nga The Sun, shihen flakët e shumta të shkaktuara nga raketat që Izraeli hodhi në Palestinë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz sot ka urdhëruar më shumë sulme ajrore në Rripin e Gazës dhe thirri forcat rezervë.
Deri sot në mëngjes, 26 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 9 fëmijë, ndërsa mbi 800 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe përplasjet në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
Tensioni u zhvendos nga Kudsi Lindor në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës, u zotuan të hakmerreshin për sulmet izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit.
Ushtria izraelite të hënën vonë tha se ka filluar një operacion ushtarak, me emrin e koduar “Gardiani i Mureve”, për t’iu përgjigjur asaj që e quajti shkrepje me raketa nga Rripi i Gazës.
Sulmet izraelite janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa është bërë thirrje që Izraeli të tërhiqet nga planet për zgjerimin e kolonive.