Një 26-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rënë nga terasa e katit të tretë.
Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, ka thënë se informatën e kanë marrë në orën 19:45, ndërsa nga mjekët në vendin e ngjarjes është konfirmuar vdekja e të riut.
“Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një objektit banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet”, ka thënë Veseli për Lajmi.net.
Veseli njoftoi se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa kanë njoftuar edhe inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendngjarje.
“Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë. Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”, thuhet tutje në njoftim.


























