Sejdiu: Nuk do të jem nënkryetar i Prishtinës

Së fundi u raportua në media se Dardan Sejdiu do të jetë kandidat i mundshëm për nënkryetar në Komunën e Prishtinës, përcjell KosovaPost.

Por një gjë të tillë përfundimisht e ka mohuar vet ai.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sejdiu ka thënë se edhe pse propozimi për nënkryetar do ta nderonte pasi është i lidhur me kryeqytetin, por që nuk do të ndodhë.

“Tash e sa ditë emri im është përfol për Nënkryetar të Prishtinës. Si propozim i mundshëm do të më nderonte duke e marrë parasysh dashninë që e kam për qytetin dhe punën që e kam bërë në të kaluarën në komunë. Por, unë nuk do të jem nënkryetar i Prishtinës”, shkroi ai.

Ai thotë se rikthimi në politikë nëse ndodh, do të jetë i fokusuar tek angazhimi e puna ekipore me projekt të qartë politik.

“Ky angazhim ne thelb do ta ketë zhvillimin shoqëror e ekonomik me theks agjendën digjitale e te gjelbër. Angazhim qe synon të ndërtojë mirëqenie, mbrojtje, e trajtim te drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët”, tha tutje.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika