Leonora Jakupi krahas hiteve në muzikën argëtuese, njihet edhe për këngët patriotike shumë të pëlqyera nga publiku.
Një të tillë ajo e ka publikuar para pak ditësh me videoklip ku shfaqet me kapuç me emblemën e UÇK-së.
Kënga mban titullin ‘’Komandant’’ dhe i dedikohet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Kjo ka bërë që këngëtarja e njohur shqiptare, e cila edhe vet është bijë e një dëshmori të rënë në luftën e Kosovës, të përfundojë në ballinën e mediumit serb, KoSSev.
Kaq ka mjaftuar dhe lajmi për artisten drenicase u shpërnda në të gjitha gazetat serbe.
Ndërkohë, titulli i një gazete serbe ishte: “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të terroristëve”.
Kjo ka bërë që reagimi i Leonorës të jetë i menjëhershëm në profilin e saj në instagram, meqë rast postoi një instastory dhe disa fjalë.
“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ka shkruar Leonora.
Pas këtyre lajmeve ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës.
‘’Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën Komandant’’, shkruajti Ganimete Musliu sipër shumë fotografive nga artikujt në mediat serbe.
Ndryshe Leonora pas këngës “Komandant” ka paralajmëruar edhe një tjetër me titull ” Liria ka Emer”