Gjyqi suprem i Nepalit urdhëroi lirimin e Charles Sobhraj nga burgu, vrasësit serial francez i njohur me nofkën “Gjarpri”.
Ky vendim u mor mbi baza të moshës dhe shëndetit të tij, thotë zëdhënësi i gjyqit, Bimal Paudel.
Sobhraj, 78 vjeçar, po vuante dënimin e përjetshëm në burgun periferik të Kathmandusë për vrasjen e dy turistëve në vitin 1975. Por, shumë nga vrasjet e tij kanë mbetur të pazgjidhura.
Gjyqi urdhëroi qeverinë ta lirojë menjëherë dhe ta deportojë në vendin e tij brenda 15 ditësh, meqenëse ai vuan nga sëmundja e zemrës dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit, thotë Paudel.
Sobhraj, i lindur në provincën Saigon në Vietnam, e administruar nga Franca, për të parën herë u arrestua në Paris në vitin 1963 për vjedhje, por vazhdoi të akuzohet për krime në shumë vende si në: Francë, Greqi, Turqi, Iran, Afghanistan, Pakistan, Nepal, Indi, Tajlandë dhe Malajzi.
Ai gjithashtu u arratis nga burgu në shumë vende, dhe aftësia e tij për t’iu ikur autoriteteve ia fitoi nofkën “Gjarpri”, raporton CNN.
Ai pranoi më së paku që kishte kryer 12 vrasje midis viteve 1972 dhe 1976, por megjithatë numri i saktë i viktimave të tij mbetet i panjohur.
Në vitin 2014, gjyqi i Nepalit dënoi atë me 20 vjet burg për vrasjen e turistes kanadeze Laurent Carriere në vitin 1975.
Në vitin 2021, BBC dhe Netflix lansuan serialin “The Serpent”, bazuar në tregimin për vrasjet e Sobhraj.