Ministri i Britanisë së Madhe për Çështje Evropiane, Leo Docherty ka thënë se është i kënaqur që forcat e Mbretësisë së Bashkuar po e forcojnë KFOR-in në Kosovë , përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në “X”, Docherty u shpreh se shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë demonstron përkushtimin e Britanisë së Madhe ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin.
“I kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar ai.
Sipas tij, e vetmja rrugë e qëndrushme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut.
““Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, përfundoi ai.
Ndryshe, vendimin e NATO-s për shtimin e trupave në Kosovë e ka mirëpritur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
























