Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas takimit, Osmani është deklaruar se ka kërkuar që të largohen masat e vendosura ndaj Kosovës.
“Në takim potencova rëndësinë dhe nevojën e largimit të masave të vendosura ndaj Kosovës. Institucionet tona kanë marrë hapat e nevojshëm për të garantuar zgjedhjeve të reja e të lira, por për fat të keq adresa e këtyre pengesave vazhdon të mbetet në Beograd”, tha presidentja në konferencë pas takimit.
Presidentja Osmani ka thënë se Serbia vazhdon të dëshmojë që ka ambicie destabilizuese.
“Vetëm në javën e fundit kemi qenë dëshmitarë të këtyre ambicieve destabilizuese të cilat rezultuar me aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator, që u kryen nga grupe paralimitare terroriste të Serbisë. Siç i shpreha edhe presidentes von der Leyen, ne duhet të jemi të bashkuar për të refuzuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve keqdashëse të cilat minojnë edhe vetë vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE-ja”, tha ajo.
Përfund, Osmani ka falënderuar von der Lyen për vizitën e saj në Prishtinë.
“Faleminderit për vizitën tuaj e nderuar presidente, si dhe për përpjekjet, punën, mbështetjen dhe miqësinë tuaj”.