Me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, kryeministri Edi Rama nderoi sot kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Të paharrueshëm dëshmorët e Atdheut”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndau momente nga homazhet që po kryhen në monumentin “Nënë Shqipëri”.
5 Maji është Dita e Dëshmorëve të Atdheut që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.atsh.


























