Përderisa greva e minatorëve të Trepçës po vazhdon, edhe gjendja shëndetësore e tyre po vazhdon të përkeqësohet.
Pa ngrënë e pa pirë, minatorët po vëzhdojnë të qëndrojnë në galeri deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Në Spitalin e Mitrovicës momentalisht, janë duke u trajtuar pesë minatorë. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.
Ai ka thënë se gjendja e tyre është e dhimbshme, dhe ajo po rëndohet nga koha në kohë.
“Minatorët kanë nevojë për përkrahje nga shteti, pasi gjendja e tyre po rëndohet në çdo minut që po kalon”, ka shkruar ai.