Nga 3 prilli 2024 ka hyrë në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ky ligj ka ashpërsuar masat ndëshkuese për përdorim të telefonin nga pjesmarrësit në trafik, transmeton KosovaPost.
Siç njoftojnë nga policia, me Ligjin e ri, këmbësorëve u është ndaluar përdorimi i telefonave dhe dëgjueseve në veshë, kur e kalojnë rrugën, shiritin, shtegun e biçikletave ose binarët. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë 50 euro.
Ndërkohë, edhe shoferëve u është bërë thirrje që gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë nga 100 deri në 500 euro, pikë negative e ndalesë në drejtim të mjetit motorik.
“Mos përdor telefonin dhe mjete të tjera hutuese përderisa jeni pjesë e trafikut!
Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve”, thuhet në njoftimin e policisë.