Në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur edhe 507 persona si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj kohe, sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, janë regjistruar edhe 15 mijë e 774 raste të reja të infektuara.
Italia radhitet e 8’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19, me gjithsej 2 milionë e 319 mijë e 36 raste dhe 80 mijë e 326 viktima.
1 milionë e 673 mijë e 936 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 564 mijë e 774 raste janë aktive me të, nga të cilat 2 mijë e 579 raste janë në gjendje të rëndë shëndetësore.