Kryetari i Partisë Demokratike të Ksovës, Memli Krasniqi , kujton ngjarjen e trishtë kur se 25 vite më parë, regjimi gjenocidal serb filloi masakrat në fshatrat e Rahovecit. Përcjell Kosova Post.
Ndërsa kujton këto masakra, Krasniqi kujtoi se regjimi serb vrau 68 civilë në Fortesë, 75 në Celinë, 49 në Brestoc, e ku ranë edhe pesë dëshmorë në mbrojtje të popullatës shqiptare.
Krasniqi kujtoi edhe gjyshin Hysni Zhuniqi të vrarë nga regjimi serb në fshatin Fortesë.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
25 vite më parë, regjimi gjenocidal serb filloi masakrat ne fshatrat e Rahovecit, duke vrarë 68 civilë në Fortesë, 75 në Celinë, 49 në Brestoc, e ku ranë edhe pesë dëshmorë në mbrojtje të popullatës shqiptare.
Në mesin e martirëve të Fortesës ishte edhe gjyshi im, Hysni Zhuniqi, bashkë me familjarë të shumtë.
Sakrificat, vuajtjet dhe dhembja e popullit tonë në rrugën e çlirimit kanë qenë të mëdha – por akoma më e madhe ishte vendosmëria për liri dhe pavarësi. Prandaj, sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!🌹