Agjencia për Informim dhe Privatësi shqiptoi gjobë ndaj kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Agjencia pranoi ankesa nga qytetarët që raportuan se kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” shpërndau faturat mujore për shpenzimin e ujit, duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve, ndaj qasjes së personave të paautorizuar.
Në njoftimin e Agjencisë nuk specifikohet shuma e gjobës së shqiptuar.