Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, njoftoi se te parku afër postës kryesore në Dardani, ka filluar kinemaja e hapur ‘Film N’Park’.
Kjo kinema do përdoret për fëmijët mbi moshën 10 vjeç dhe do jetë e hapur nga sot deri më 1shtator.
Aty do ketë filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.