Policia bën të ditur se të martën një person në Mitrovicë të Veriut është gjetur pa shenja jete në hyrje të shtëpisë së tij.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në hyrje të shtëpisë së tij.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë policore janë në pritje të ekipit nga mjekësia ligjore”, thuhet në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.