Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani e quan mike të madhe të popullit të Kosovës, Metsolan, transmeton.
Tutje, e para e vendit shton se bashkë diskutuan për avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që janë përpara në këtë rrugë.
“Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë”, ka shkruar Osmani.