Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, thotë se Serbia qëndron pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit dhe për këtë arsye nuk do të ishte e logjikshme që të bëhej pjesë e hetimit të krimit.
Megjithëse Beogradi ka mohuar të ketë pasur rol në shpërthimin që ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, Bislimi tha se të gjitha informacionet që kemi çojnë në vetëm një adresë”.
Sipas zv/Kryeministrit, i cili është edhe kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ky incident i fundit rikonfirmon se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe se vetëm ajo është përgjegjëse për ngecjen, pavarësisht nga kritikat perëndimore ndaj të dyja palëve./voa