Departamenti i Arsimit në SHBA sapo ka publikuar një deklaratë pas nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv të sotëm nga Presidenti Trump për eleminimin e këtij institucioni. Ai e quan urdhrin një “veprim historik” që “do të çlirojë brezat e ardhshëm të studentëve amerikanë dhe do të krijojë mundësi për suksesin e tyre”.
Deklarata përsërit gjithashtu pretendimin e Trump se shpërbërja e departamentit do ta kthejë arsimin “në shtetet ku i takon me të drejtë”.
Siç e kemi raportuar më herët, një keqkuptim i zakonshëm është se departamenti drejton shkollat e SHBA-së dhe përcakton programet mësimore, por në fakt kjo bëhet nga shtetet dhe rrethet lokale dhe një përqindje relativisht e vogël e financimit për shkollat fillore dhe të mesme – rreth 13% – vjen nga fondet federale.
Deklarata thekson se “mbyllja e departamentit nuk do të thotë ndërprerje e fondeve nga ata që varen prej tyre”, duke u zotuar se do të vazhdojë të mbështesë studentët me nevoja të veçanta, studentët e kolegjit dhe të tjerët.
“Ne do të ndjekim ligjin dhe do të eliminojmë burokracinë me përgjegjësi duke punuar me Kongresin dhe udhëheqësit e shtetit për të siguruar një tranzicion të ligjshëm dhe të rregullt,” thotë departamenti.