Gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare të Jarinjës, të premten janë zbuluar mbi 10 mijë euro mjete monetare të padeklaruara.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, automjeti me targa të Serbisë është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës.
“Me datë 18.12.2025, në hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit, janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në euro dhe dinarë, në vlerë totale prej 10,206.84 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin, për procedura të mëtejme është angazhuar Dogana e Kosovës, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.


























