Zyrtarët italianë thonë se kanë në plan të vaksinojnë të paktën 80 përqind të popullsisë së vendit kundër Covid 19 deri në shtator ndërsa normat e vaksinave rriten, transmeton Kosova Post.
Sipas Reuters, Francesco Paolo Figliuolo, komisionari special i Covid 19, tha se sipas një plani kombëtar, 500,000 doza të vaksinës do të shpërndahen çdo ditë. Që nga shpërthimi i sëmundjes në Itali në Shkurt 2020, 101,881 njerëz kanë vdekur nga ndërlikimet e sëmundjes.
Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar dhe të shtatën për nga niveli në rang botëror. Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar në Itali është 3.2 milion. Vazhdimi i epidemisë së virusit Covid 19 në Itali detyroi zyrtarët e vendit të shpallnin të gjithë Italinë një zonë të kuqe. Por në të njëjtën kohë, çdo qytetar do të lejohet një herë të vizitojë prindërit në të njëjtën zonë të banimit.
Qeveria italiane nga e hëna do të forcojë kufizimet e Koronës, duke mbyllur shkollat, dyqanet dhe restorantet në pjesën më të madhe të vendit.