Jehona Lushaku, anëtare e kryesisë së LDK-së, ka folur rreth ftesës së sotme të Kryeministrit Albin Kurti për konsultime lidhur me formimin e Kuvendit dhe Qeverisë.
Duke theksuar se për pjesëmarrjen në takim do të vendosin organet e partisë Lushaku ka thënë se qëndrimet e LDK-së për qeverisje me Vetëvendosje, janë të qarta.
“Organet e Partisë do të vendosin nëse do të shkojmë apo jo. Përndryshe, qëndrimet tona për qeverisje me Vetëvendosje, i kemi të qarta.”, ka thënë Lushaku./KP/