Fansat mezi po presin rikthimin e këngëtares së njohur Rihanna, transmeton Kosova POST.
Kur u pyet së fundmi nëse po punonte për projekte të reja së shpejti, ajo tha “Së shpejti”.
Rihanna, premtoi se pritja për albumin e ri do t’ia vlejë . “Unë jam duke punuar për projekte të reja muzikore .
Fakti se nuk kam nxjerrë një album prej disa vitesh kjo nuk do të thotë që nuk po punoj për të”.
Lutjeve të fansave që ajo të ndajë ndonjë pjesë, ajo ju përgjigj negativisht pasi dëshiron të presë “derisa të jetë plotësisht e kënaqur”.
Artistja po korr gjithashtu sukses si biznesmene pasi marka e saj “Fenty” po pëlqehet kudo.
Rihanna insistoi se çdo gjë për të cilën po punon duhet të jetë diçka në të cilën ajo beson vërtet.