Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar spekulime të ndryshme mbi atë se u ndërpre për pak momente procesi i vaksinimit tek salla “1 Tetori”, por një gjë e tillë është mohuar nga punëtorët shëndetësorë tek salla, transmeton KosovaPost.
Megjithatë për këtë ka folur edhe zëvendës ministri i shëndetësisë, Faik Hoti, ku ky i fundit ka mohuar të ketë ndodhë një gjë e tillë.
Në një prononcim për “rtv21” ai ka thënë: “Vaksinimi nuk është ndalë për asnjë moment”
Megjithatë, Hoti tha se ka pasur disa probleme teknike që kanë vështirësuar procesin.
“Ka pasë veç disa vështiresi teknike me i regjistruar në sistem digjital, të interesuarit janë regjistruar në mënyrë manuale dhe tash të dhënat e tyre bartën në sistem, por vaksinimi nuk është ndalë”, tha ai duke sqaruar se regjistrimi deri pasdite është bërë në mënyrë manual.
Tutje, vaksinimi kundër Covid-19 dhe gripit sezonal po vazhdon në sallën “ 1 Tetori”.