Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përkatësisht shefi i grupit parlamentar nga ky subjekt, Besnik Tahiri, ka propozuar debat parlamentar lidhur me krizën energjetike, transmeton Kosova Post.
Por ky propozim i aleancës është shtyrë për të martën, atëhere kur do të jetë edhe vazhdimi i seancës plenare.
Mocioni që debati për krizën energjetike të shtyhet për të martën kaloi me 79 për, 2 kundër dhe 2 abstenime.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se u dakorduan që kjo pikë të jetë e para në vazhdimin e seancës të së martës, më 28 dhjetor 2021.