Kryeministri Edi Rama, ka qenë prezent në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Caus” të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në fjalën e tij Rama u shpreh se ndjehet i privilegjuar që mund ta quajë veten mik të Dritan Abazovic, ndërsa është befasuar që Dritani është një njeri që i është futur kaq thëllë kësaj fushe të shkencave.
Më tej Rama nuk kurseu elozhet për kryeministrin e Malit të Zi duke e cilësuar si një “fenomen” në politikën Ballkanike.