Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, ka bërë thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar atë që Ministria e Punëve të Jashtme palestineze e quajti “një masakër të tmerrshme” nga Izraeli teksa shpëtoi katër pengje.
“Sulmi izraelit në kampin Nuseirat ka marrë jetën e qindra martirëve dhe ka lënë shumë të tjerë të plagosur”, thuhet në një deklaratë të postuar për X.
“Presidenti Abbas është i angazhuar në komunikime intensive me palët përkatëse arabe dhe ndërkombëtare për të thirrur këtë sesion urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
“Qëllimi është të adresohet agresioni i vazhdueshëm izraelit kundër popullit palestinez dhe të detyrohet okupimi izraelit të pajtohet me rezolutat ndërkombëtare të legjitimitetit, duke përfshirë ato që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.
Të shtunën, Izraeli bombardoi rëndë Gazën qendrore ndërsa kryente një operacion për të shpëtuar katër pengje nga kampi i refugjatëve, duke vrarë më shumë se 200 palestinezë dhe duke plagosur qindra të tjerë, sipas zyrtarëve të spitalit të Gazës, të cilët vlerësuan numrin e fundit të vdekjeve në 236, shkruan CNN, transmeton kk.