Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 23 shtator, shkruan Kosova Post.
23 shtator 1821 – Grekët e armatosur morën kontrollin e qytetit të Tripolicës (Gördüş) gjatë Kryengritjes së Peloponezit kundër Perandorisë Osmane dhe vranë më shumë se 10 mijë civilë turq.
23 shtator 1973 – Pablo Neruda, poet kilian me famë botërore, u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. I detyruar të kalojë jashtë Kilit një pjesë të madhe të jetës së tij për shkak të bindjeve politike, Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1971.
23 shtator 1973 – Gjenerali dhe politikani argjentinas, Juan Peron, i cili ishte rrëzuar nga pushteti me puç ushtarak 18 vite më parë, u rizgjodh president i vendit pasi bëri një jetë edhe në mërgim.