Presidenti palestinez Mahmud Abbas kritikoi të dielën “standardet e dyfishta” të Perëndimit që ai tha se penalizojnë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke injoruar “krimet” e Izraelit kundër palestinezëve, transmeton Kosova Post.
Abbas shprehu zhgënjimin e tij dhe ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila bëri një deklaratë në mbështetje të Izraelit, në një konferencë shtypi me gazetarët në rezidencën presidenciale palestineze në qytetin e pushtuar të Ramallah në Bregun Perëndimor.
“Ngjarjet në Gazza dhe mbështetja e plotë e BE-së ndaj Izraelit kanë treguar standarde të dyfishta flagrante,” i tha ai Blinken.
“Pavarësisht krimeve të okupimit izraelit që përbënin spastrim etnik dhe diskriminim racor… ne nuk gjejmë askënd që e mban përgjegjës Izraelin për sjelljen si një shtet mbi ligjin,” tha ai.

























