Abbott takon Sveçlën, thekson mbështetjen për hetimin e sulmit në Banjskë

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka takuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, përcjell KosovaPost.

Abbott tha se me Sveçlën kanë biseduar për një sërë çështjesh të sigurisë si dhe ndikimin e sulmit në Banjskë.

“Në takimin tim lamtumirës me ministrin Xhelal Sveçla, diskutuam për bashkëpunimin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës për një sërë çështjesh të sigurisë, si dhe ndikimin e sulmit në Banjskë. Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën në përpjekjet për të hetuar sulmin dhe bën thirrje që autorët të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Abbott në platformën ” X”.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika