Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e krijuar sa i përket çështjes së numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.
Ai u shpreh se nuk është ndjenjë e mirë që KQZ edhe pas katër vitesh pa zgjedhje dështojë në mbrëmjen e ditës së zgjedhjeve.
”Është e paprecedentë. Gjermania me 70 milionë banorë, përfundoi zgjedhjet, numëroi votat, shpalli rezultatet, nisi negociatat për qeverinë e ardhshme.Jemi më pak se një milionë vota.Kur një KQZ nuk arrin që pas katër viteve të mos kishte zgjedhje, të dështojë në ditën e zgjedhjeve, të jep një ndjenjë jo të mirë.Në avullinë e madhe që u krijua atë mbrëmje, e pashë të rrugës që duhet qetësi. Kishte një shpërthim të panevojshëm nga kampi tjetër”, ka theksuar Abdixhku në Klan Kosova.
Që nga atëherë dhe sot jemi në proces të numërimit. Presim procesin e shpallje së rezultateve,pavarësisht është rregull demokratike që të pritet për shpallje rezultatesh, shtoi Abdixhiku.