Pas ndezjes së flakadanëve në “Natën e zjarreve”, ka nisur koncerti përmbyllës i Epopesë së UÇK-së në Prekaz.
Ansamblet nga rajone të ndryshme do të performojnë në skenë, duke sjellë peizazh artistik shqiptar me këngë e valle kombëtare.
Kjo natë përmbledh kujtimin tre ditor të sakrificës dhe flijimit të familjes Jashari apo Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


























