Melihate Trëmkolli, anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e ka cilësuar si anti-rugovian Jusuf Buxhovin, njërin prej themeluesve të LDK-së, shkruan Kosova Post.
Reagimi i saj erdhi pasi Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, “e nisi ditën” me Buxhovin, siç njoftoi vetë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Abdixhiku takimin me Buxhovin e përshkroi me fjalë të ngrohta. Sipas tij është “nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës.”