Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

    KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarët e 18 komunave

    Dyshimet për manipulim votash, Prokuroria në Mitrovicë urdhëron intervistimin e 43 kryesuesve

    Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Moti me shi: Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

    Presidentja: Vuçiqi është kopje e Putinit

    Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

    Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

    Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqje

    Ushtria izr@elite kryen su*lme të reja ajrore në G@za, vazhdon me shkeljen e armëpushimit

    Të paktën 30 palestinezë të vr@rë nga su*lmet izr@elite në G@za

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani

    Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

    Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Aderimi i Shqipërisë në SEPA, Mete: Lehtësohet tregtia me vendet evropiane

17 Korrik 2024, 12:40
në Lajme, RAJON
Aderimi i Shqipërisë në SEPA, Mete: Lehtësohet tregtia me vendet evropiane
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Evropiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Në fjalën e tij, Mete bëri përmbledhje të zhvillimeve dhe hapave të ndjekur deri më tani për aderimin e vendit në SEPA, të cilat kanë qenë të shtrira edhe në një kontekst rajonal, aderim që përbën një masë të parashikuar në Planin e Rritjes të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Mete theksoi faktin se Shqipëria është në një fazë të avancuar, edhe krahasuar me rajonin, sa i përket përmbushjes së kritereve dhe rreth një muaj më parë, më 13 qershor, dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në SEPA.

Ministri tha se pritjet janë që brenda këtij viti të merret një përgjigje në lidhje me anëtarësimin e mundshëm në SEPA, në mënyrë që më tej vitin e ardhshëm të vijohet me implementimin e plotë të procesit.

“Aderimi në SEPA pritet të sjellë përfitime të shumëfishta për Shqipërinë, për qytetarët, për bizneset dhe për ekonominë e vendit në përgjithësi. Pagesat mes anëtarëve në SEPA janë po aq të thjeshta dhe të lira, sa janë edhe pagesat kombëtare. Në këtë mënyrë, me aderimin e vendit në SEPA, qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transferta dhe pagesa sikur të ishin qytetarë të vendeve të BE-së”, u shpreh Ministri i Financave.

Referuar të dhënave të Bankës Botërore, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor shpenzojnë gjashtë herë më shumë se ekonomitë e vendeve të BE-së për të realizuar pagesa ndërkombëtare. Nga ana tjetër, bizneset dhe konsumatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor përballen me kohë të gjata përpunimi për dërgimin dhe marrjen e pagesave, të cilat mund të kthehen edhe në pengesa për investimet ndërkufitare.

Me aderimin në SEPA, tha Ministri Mete, këto kosto dhe koha e përpunimit do të reduktohen ndjeshëm, duke lehtësuar kështu tregtinë me vendet evropiane.

Anëtarësimi në SEPA, vijoi Mete, do të lehtësojë dhe do të bëjë më pak të kushtueshme lëvizjen e fondeve nga vendet e BE-së në drejtim të Shqipërisë për qëllime investimi, jep akses në sisteme moderne pagesash, më efikase dhe më të sigurta.

Nga ana tjetër, ministri tha se përafrimi i sistemeve tona të pagesave me ato të vendeve europiane do të rrisë atraktivitetin tonë edhe si destinacion investimi dhe pritet të ketë kontribut të rëndësishëm edhe në sektorin e turizmit, duke i krijuar më shumë lehtësi turistëve evropianë, për pagesa më të shpejta dhe me kosto më të ulët, sikur të ishin në vendet e BE-së, apo në vendet e tyre të origjinës.

Ministri theksoi se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në SEPA sjell përfitime të rëndësishme ekonomike dhe është gjithashtu hapi i parë i integrimit de facto të rajonit në një element të rëndësishëm të tregut unik evropian.

Sa i përket përgatitjeve për aderimin në SEPA, ministri informoi se ato janë shoqëruar me diskutime të vazhdueshme me institucionet e Bashkimit Evropian dhe me vendet e rajonit në nivel ministrash të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore.

Ministri theksoi se në këtë proces ka luajtur një rol domethënës edhe Banka Botërore, e cila ka mbështetur dhe vijon të mbështesë me asistencë dhe ekspertizë vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e aplikimit dhe plotësimit të kritereve ligjore për t’u bërë pjesë e SEPA-s, shkruan atsh.Mete sqaroi se procesi i SEPA-s ndodh në një kuadër më të gjerë të Planit të Rritjes, i cili u prezantua nga Komisioni Evropian në nëntor të vitit 2023, ndërsa në maj të këtij viti, pas miratimit, hyri në fuqi “Fondi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, ku parashikohet kuadri i mbështetjes financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, me synim rritjen e konvergjencës socio-ekonomike mes rajonit dhe BE-së dhe përshpejtimin e ritmit të reformave.

Etiketat: Ervin MeteSEPAShqiperi
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

‘Do të çojë botën në kaos’, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë dhe alarmi i ekspertëve

8 muaj më parë
Sot mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

9 muaj më parë
FSK stërvitet me Gardën Kombëtare të New Jerseyt dhe oficerë të Shqipërisë

Stërvitja `Defender Europe ’25`, nis më 25 maj nga Shqipëria

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH