Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pritet t`i adresohet Kuvendit të Kosovës me fjalim e saj vjetor. Fjalimin i shefes së shteti para kuvendit nuk do të dëgjohet nga deputetët e partisë më të madhe opozitare. PDK-ja ka vendosur që ta braktisë sërish fjalimin e të pares së vendit.
Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën Nacionale, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
“Deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në këtë seancë”, ka thënë ajo.
Nuk dihet nëse njëjtë do të veprojnë edhe dy partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK.
Nacionale ka kontaktuar shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, por ai nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të qartë.
Ai ka thënë se ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në këtë seancë apo jo.
Roli presidentes Osamani në këto vite është kritikuar vazhdimisht nga partitë opozitare. Ajo vazhdimisht është akuzuar se si wshtw shndërruar nw instrument tw kryeministrit Albin Kurti.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se presidentja Osmani në çdo proces të rëndësishëm për Kosovën ka marrë rolin e spektatores.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, Selmanaj ka thënë se shefja e shteti është shndërruar në një instrument politik të kryeministrit Kurti.
“Spektatore. Jo vetëm në procesin e dialogut, por në çdo proces të rëndësishëm në Kosovë presidentja e vendit ka qenë një spektatore ose një instrument politik i kryeministri Kurti. Sa herë i është dashtë ati, fatkeqësisht presidentja i është venë në shërbim të kryeministrit. E kemi parë rastin me dialogun, e kemi parë rastin edhe me kryeprokurorin e shtetit”, është shprehur Selmanaj.
Iniciativa e presidentes
Pavarësisht kritikave të opozitës, e para e vendit ka paralajmëruar se shumë shpejt do t`i thërras në një takim partitë politike opozitare për të diskutuar rreth draft-statuti të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Ndonëse ende nuk janë dërguar zyrtarisht ftesat, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë bërë me dije se do ti përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes.
“LDK-ja është e shqetësuar për këtë dhe këto shqetësime do t’i bëjmë edhe në takimin eventual te presidenca, ndonëse s’kam marrë ende ftesë për një takim të tillë”, ka thënë Abdixhiku javën e kaluar.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Te çështja e presidentes nuk kemi ftesë, por kjo nuk është një temë që ne duhet t’i ikim. Sikur të ishte mbarë e mirë, në ditën kur e ka marrë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani këtë draft, është dashur të na jepej nga një kopje dhe të mos vijë puna të na e japin nëpër zyre të partive parlamentare të opozitës nga dikush i BE-së…Por, kur të ndodhë ai takim, normal se do të jemi”, ka thënë Tahiri.
PDK-ja ende nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në këtë takim.
Adresimin vjetor para Kuvendit, presidentja e Kosovës e ka obligim kushtetuese.
Vitin e kaluar fjalimi i presidentes Osmani në Kuvend është braktisur nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK. Në sallë ka qëndruar deputetët e LDK-ja dhe ata të koalicionit qeverisës.
Fjalimi i presidentes Osmani vitin e kalua kishte nxitur reagime të shumta, pasi shefja e shtetit kishte kritikuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë. Kjo kishte bërë që e para e vendit nga një pjesë e opozitës të cilësohet si përçarëse.