Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka theksuar se anëtarësia përbën themelin e LDK-së dhe se asnjë strukturë e partisë nuk mund të jetë mbi vullnetin e saj, transmeton KosovaPost.
Veliu ka deklaruar se as kryetari, as kryesia, as Këshilli i Përgjithshëm dhe as Kuvendi nuk mund të jenë mbi zërin e anëtarëve të LDK-së. Ai ka shtuar se pas humbjes së thellë në zgjedhje, partia nuk mund të shpëtohet duke u mbajtur pas strukturave të kontrolluara, por duke dëgjuar dhe respektuar bazën e anëtarëve.


























