Gaza ka nevojë urgjente për më shumë ndihmë ose popullsia e saj do të vdesin nga sëmundjet dhe uria, kanë paralajmëruar krerët e tre agjencive kryesore të OKB-së, transmeton Kosova Post.
Programi Botëror i Ushqimit, UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thanë se dorëzimi i ndihmave u pengua nga hapja e shumë pak pikave kufitare dhe një proces i ngadaltë i kontrollit të kamionëve dhe mallrave që shkojnë në Gaza, për të cilin është përgjegjës Izraeli.
Të tre agjencitë thanë se është e nevojshme të hapen rrugë të reja hyrëse në Gaza, të lejohen më shumë kamionë të hyjnë çdo ditë dhe të lejohen punonjësit humanitarë dhe ata që kërkojnë ndihmë të lëvizin të sigurt.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se agjencitë e OKB-së dhe partnerët e tyre “nuk mund të ofrojnë në mënyrë efektive ndihma humanitare ndërsa Gaza është nën bombardime kaq të rënda, të përhapura dhe të pamëshirshme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.