Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e Ardian Hajdaraj, ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm, të 282-tin me radhë.
Në këtë takim janë shqyrtuar dy pika të rendit të ditës, me ç’rast anëtarët e KPK-së morën këto vendime:
1. Aprovuan kërkesën e z. Besim Kelmendi për lirim nga detyra e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
2. Ricaktuan z. Agron Qalaj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendim ky, i cili hyn në fuqi nga dita e sotme.


























