Një femër ka mbetur e vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një aksident mes dy makinave në Ferizaj, njofton policia. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Vjetër.
“Aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, një femër kosovare ka ndërruar jetë”, theksohet në njoftim.
Policia thekson se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencë.