Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes rreth orës 10:16 mes tri veturave në Kijevë të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Sipas tij, pos dëmeve materiale një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 10:16 është raportuar për aksident trafiku në fshatin Kijevë në mes tri veturave. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Elezi.