Një aksident i rëndë është regjistruar të enjten në Bolivi ku humbën jetën 14 persona. Më tej bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasi një autobus u përplas me një kamion në një rrugë rurale në jugperëndim të Bolivisë.
“Nëntë gra, katër burra dhe një fëmijë vdiqën,” tha zyrtari i policisë, Julio Larrea. Ai më tej shtoi se dy persona mbijetuan, shoferi i kamionit dhe pasagjeri i autobusit.
Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të ngarkuar që lidh qytetet Oruro dhe Potosi. Një kamion që transportonte kripë ka hyrë në trafikun përballë dhe është përplasur kokë më kokë me një autobus, shkruan A2CNN.“Shkelja e korsisë ndarëse, shpejtësia e tepërt, si dhe mungesa e vëmendjes” kanë qenë shkaqet e aksidentit, tha për televizionin Red Uno, zëdhënësja e policisë, Adette Cabrera, e cila ndodhej në vendngjarje.