Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Fshatin Lozicë të Malishevës.
Sipas policisë një motoçiklistë ka bërë vetaksident dhe lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri.
Motoçiklisti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Lozicë, Malishevë 30.10.2024 – 13:45. I dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës, ku si pasojë viktima mashkull kosovar – pasagjer ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekje e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari- drejtuesi i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.