Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicë në një aksident mes një veture dhe motoçiklete, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, përcjell Kosova Post.
Ndërsa me vendim të prokurorit drejtuesi i veturës është arrestuar.
Sipas policisë trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Mitrovicë –Jug / 27.05.2024-19:17. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.