Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Telegrafit se në këtë aksident në mes të dy automjeteve, që ndodhi në afërsi të tunelit nën “Kurriz” katër persona të lënduar janë dërguar me ambulancë për trajtim mjekësor.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës është në pritje të përgjigjes e detajeve në lidhje me aksidentin.