Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se do të mbajë konferencë lidhur me aksionin policor “Brezovica”, transmeton Kosova Post.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, prokurori i çështjes Rasim Maloku si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“Konferenca do të mbahet nga ora 17:00, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.