Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje me mbishkrimet me premisa shoveniste që u shkruajtën në Ambasadën e Kosovës në Berlin të Gjermanisë.
MPJD-ja ka dënuar mbishkrimin “Kosova është Serbi” si akt vandalizmi.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon fuqishëm çdo akt vandalizmi, gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve” – ka shkruar MPJD-ja.


























